Ndërlidhjet

Al-Zavahiri: Do të vriten perëndimorët


Njëri nga liderët e lartë të al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, është zotuar për vrasjen e më tepër përfaqësuesve perëndimorë, për hakmarrje, për shkak të “krimeve” kundër myslimanëve. Këto komente u bënë në një video incizim të ri.

Grupi Intel Center, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron faqet myslimane në internet, tha se al-Zavahiri, këtë video, ia kishte kushtuar operativistit të al-Kaidës, Sheik al-Libi, i cili kishte vdekur në burg në Liban, më herët këtë vit.

Në video incizim thuhet se al-Kaida do t’i analizoj rrethanat e vdekjes së zotit Libi dhe pastaj iu kërcënua Perëndimit me më tepër sulme.
XS
SM
MD
LG