Ndërlidhjet

Sali Berisha viziton Kosovën


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot arrinë për vizitë në Kosovë. Me këtë rast ai pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe me liderë politikë.

Pritet që kryeministri i Shqipërisë do ta mbajë një fjalim edhe në Kuvendin e Kosovës.

Është paraparë, që nesër, ditën e dytë të qëndrimit në Prishtinë, zoti Berisha do të takohet edhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG