Ndërlidhjet

Kajro: Pritet pajtim i grupeve palestineze


Ministri i jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Geit, thotë se fraksionet rivale palestineze do të takohen në Kajro më 25 të këtij muaji për ta nënshkruar një marrëveshje të pajtimit.

Ai tha se presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, është pajtuar për këtë datë.

Në vitin 2007, lëvizja Hamas i kishte dëbuar forcat e zotit Abas nga Gaza, duke ia lënë atij kontrollin vetëm në Bregun Perëndimor. Kjo ka shkaktuar ndarjen e palestinezëve në dy blloqe politike.

Përpjekjet e deritashme për pajtim kanë dështuar dhe kjo gjë e ka ndërlikuar procesin paqësor me Izraelin.

Përpjekjet për pajtim të grupeve politike palesiteneze i ka udhëhequr Egjipti.
XS
SM
MD
LG