Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët e morën përgjejgësinë për sulm


Talibanët e Pakistanit e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës ndaj zyreve të OKB-së në Islamabad, nga i cili u vranë pesë vetë, raporton AP. Talibanët thanë se ndihmat humanitare nuk janë “në interes të myslimanëve”.

Zëdhënësi i talibanëve, Azam Tarik, tha sot se grupi i tij e ka sulmuar selinë e Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara për shkak se OKB-ja dhe grupet e jashtme humanitare janë “të pafe”.

Ky zëdhënës tha se talibanët do të ndërmarrin edhe më tepër sulme kundër caqeve pakistaneze dhe amerikane.

Më herët, ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, kishte fajësuar militantët talibanë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG