Ndërlidhjet

Kryeministri Berisha në Kosovë


Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po qëndron sot në Kosovë. Vizita e zotit Berisha realizohet në kuadër të ftesës nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.





Gjatë vizitës dyditëshe, kryeministri shqiptar pritet të takohet me autoritetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Me kryeministrin e Kosovës, zoti Berisha do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh midis të dyja vendeve, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, Protokollin për qarkullimin në zonat kufitare, Marrëveshjen për bashkëpunimin policor ndërkombëtar dhe për doganat, etj.

Në orët e pasditës, zotit Berisha do t’i ndahet çmimi “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, ndërkaq të nesërmen ai do të shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Berisha që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG