Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Do të kthehemi në bisedime


Koreja Veriore thotë se është e gatshme të kthehet në bisedimet gjashtë palëshe ndërkombëtare për programin e saj të armatimit atomik, por vetëm nëse takimet e planifikuara të ndara me Shtetet e Bashkuara, arrijnë progres.

Agjencia zyrtare e lajmeve e këtij shteti komunist, raportoi se lideri Kim Jong Ill, lidhur me këtë çështje, e ka bërë një deklaratë gjatë vizitës së kryeministrit kinez, Ven Jiabao, në Phenian.

Në muajin prill të këtij viti, Koreja Veriore shpalli tërheqjen e saj nga bisedimet gjashtë palëshe, në të cilat përfshiheshin edhe Kina, Japonia, Rusia, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa pak më vonë, zhvilloi prova bërthamore.
XS
SM
MD
LG