Ndërlidhjet

logo-print

Tre fitues të Çmimit Nobel për Fizikë



Tre shkencëtarë janë shpërblyer sivjet me Çmimin Nobel për Fizikë për punën e tyre në fijet optike dhe teknologjinë e fotografisë digjitale.

Gjysmën e çmimit e mori Çarls Kao, shtetas britaniko-amerikan i lindur në Kinë për “arritjet e jashtzakonshme” në fijet optike, gypa të hollë që transmetojnë informata digjitale në largësi.

Amerikani Xhorxh Smith dhe Uillard Bojll, i cili ka shtetësi amerikane dhe kanadeze, e ndanë gjysmën tjetër të çmimit për shpikjen e një pjese që përdoret në kamerat digjitale.

Komiteti i Nobelit tha se shkencëtarët kanë ndihmuar për t’i formësuar themelet e shoqërive komunikuese.

“Ndikimi i punës që u shpërblye me këtë çmim është aq evident për të gjithë, duke marrë parasysh mënyrën se si komunikojmë sot, si i bëjmë imazhet dhe si i transmetojmë aq lehtë. Kjo nuk ishte aq evidente 20 vjet më parë, kur ishin bërë shumica e zbulimeve”, tha Jozef Nordgren, kryetar i Komitetit Nobel për Fizikë në Akademinë Mbretërore të Shkencave të Suedisë.

Çmimi i sotëm në vlerë prej 1.4 milion dollarë është çmimi i dytë Nobel për këtë vit.
XS
SM
MD
LG