Ndërlidhjet

Rusia do t'i japë Serbisë një miliardë dollarë



Rusia tha se do t’i japë Serbisë një miliardë dollarë hua për ta mbuluar deficitin e buxhetit dhe për investime në infrastrukturë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë vizitës së presidentit rus Dimitri Medvedev në Beograd në 20 tetor.

Ministri i Financave i Rusisë, Aleksej Kudrin tha se pjesa e parë prej 350 milionë dollarë për deficitin e buxhetit do të jepet këtë vit, ndërsa 650 milionë dollarët për projektet e infrastrukturës në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG