Ndërlidhjet

logo-print

Platini: Futbolli mund të pajtojë Lindjen e Mesme



Kryetari i Asociacionit Evropian të Futbollit (UEFA), Mishel Platini, ka deklaruar se beson që futbolli mund të luajë rol të rëndësihëm për pajtimin në Lindjen e Mesme.

Gjatë një vizite në Jerusalem, Platini tha se futbolli promovon paqe, tolerancë dhe miqësi.

Platini bisedoi me presidentin izraelit Shimon Peres, me ç’rast e përkujtoi atë për ndeshjen miqësore në vitin 2006 në Sevilja, kur Spanja luajti me ekipin e përbërë nga lojtarët palestinezë dhe izraelitë.
XS
SM
MD
LG