Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 40 militantë



Ministria e Mbrojtjes në Kabul tha se forcat afgane dhe amerikane kanë vrarë 40 militantë në 24 orët e fundit në Afganistanin lindor.

Zëdhënësi i ministrisë, Mohamad Zahir Ademi, tha se 10 ushtarë afganë gjithashtu janë vrarë në periudhën e njëjtë në mbarë vendin.

Ai tha se shumica e tyre u vranë në provincën Nuristan, ku të dielën e humbën jetën tetë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG