Ndërlidhjet

Arrestohet i shumëkërkuari për gjenocidin në Ruandë



Autoritetet në Ugandë thanë se është arrestuar njëri nga më të kërkuarit për gjenocidin në Ruandë.

Ish shefi i zbulimit Idelfonse Nizejimana akuzohet për organizimin e masakrës, në të cilën e humbën jetën rreth 800 mijë tutsi etnikë dhe pjesëtarë të moderuar të hutuve.

Qeveria e Ugandës tha se arrestimi i Nizajimana është bërë të martën nga agjentët e Interpolit në Kampala.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 5 milion dollarë shpërblesë për kapjen e Nizejimanës.
XS
SM
MD
LG