Ndërlidhjet

SHBA: Kongresi nderon Dalai Lamën



Dalai Lama është nderuar sot me një çmim për të drejtat e njeriut dhe është takuar me ligjvënësit amerikanë në një vizitë, e cila mbeti në hije nga vendimi presidentit Barak Obama për të takuar udhëheqësin shpirtëror të Tibetit në mërgim.

Në Kapitol Hill, Dalai Lama u nderua me një çmim në kujtim të kongresistit të ndjerë Tom Lantosh, avokat i palodhshëm për të drejtave të njeriut.

Dalai Lama dhe presidenti Obama nuk do të takohen deri pas vizitës së presidentit amerikan në Kinë në nëntor.
XS
SM
MD
LG