Ndërlidhjet

Kureshi: SHBA-të të marrin angazhime afatgjata



Ministri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmud Kureshi ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të marrin angazhime aftagjata për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Afganistanit dhe gjithë rajonit të Azisë jugore.

Kureshi, duke folur pas takimit me homologen e tij amerikane, kujtoi tërheqjen amerikane nga Afganistani në vitin 1989. Kureshi tha se Shtetet e Bashkuara duhet të mësojnë nga gabimet e të kaluarës. Pakistani dhe Afganistani ndajnë së bashku një vijë të gjatë kufitare, rajon i cili njihet për problemet e sigurisë.

Si shenjë e angazhimeve Kongresi amerikan në fund të muajit shtator miratoi një paketë ndihme jo ushtarake për Pakistanin në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë në vit. Ndihma do të zgjasë për pesë vjetë.

XS
SM
MD
LG