Ndërlidhjet

Tre vjet nga vrasja e Ana Politkovskajës



Sot mbushen tre vjetë nga vrasja e gazetares ruse Ana Politkovskaja, vrasje e cila mbetet ende e pazbardhur.

Politkovskaja njihej për publikimin e fakteve që lidheshin me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni. Ajo ishte një kritike e pakompromis ndaj presidentit rus Putin.

Fëmijët e Politkovskajës thanë në këtë përvjetor se po i humbisnin shpresat se vrasësit e nënës së tyre do të dilnin ndonjëherë para drejtësisë, për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë për të bërë hetime të plota e të ndershme.
XS
SM
MD
LG