Ndërlidhjet

Durrës: Shembet hoteli, pesë të lënduar



Një hotel në zonën bregdetare të Durrësit është shembur në kohën kur në të ndodheshin rreth 60 gjimnazistë nga Gjilani.

Nxënësit ishin në gjumë kur sot në mëngjes ndodhi shembja e pjeshme e hotelit "Elesio" në Golem.

Një nxënëse ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet në spital, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur lehtë.

Policia ka shoqëruar në komisariat pronarin dhe dy të punësuar të hotelit, si dhe inxhinierin që ka ndjekur punimet.

Policia dyshon se shembja mund të ketë ndodhur nga shpërthimi i një boileri të ujit të vendosur në njërën prej dy dhomave të cilat kanë pësuar dëmtime.
XS
SM
MD
LG