Ndërlidhjet

Moskë: Përkujtohet Ana Politkovskaja



Qindra njerëz u tubuan sot në Moskë për të shënuar tre vjetorin e vrasjes së gazetares Ana Politkovskaja, duke u bërë thirrje autoriteteve që t'i zbulojnë dhe dënojnë vrasësit e gazetarëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Në tubim morën pjesë disa nga aktivistët më të njohur dhe liderë të opozitës në Rusi.

Politkovskaja ishte kritike e pakompromis e Kremlinit dhe i nxorri në dritë abuzimet e shumta të të drejtave të njeriut dhe korrupcionin në Çeçeni.

Presidenti Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin as që e përmendën sot vrasjen e saj. Putin po e festonte ditëlindjen e 57-të.
XS
SM
MD
LG