Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Afganistan



Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën në përleshjet e sotme në incidente të ndryshme në Afganistan.

Në mesin e të vrarëve ka pjesëtarë të forcave të sigurisë, kryengritës talibanë, civilë dhe tre fëmijë.

Fëmijët janë vrarë si pasojë e një përpjekje të talibanëve për të mos rënë në duar të forcave të sigurisë.

“Që të shmangin kapjen e tyre, kryengritësit talibanë i kishin detyruar fëmijët që ta vendosnin bombën. Këta të fundit nuk kanë ditur ta bëjnë dhe ajo ka shpërthyer”, tha Nijaz Mohamed Saradi, guvernator i provincës jugore, Kandahar.
XS
SM
MD
LG