Ndërlidhjet

Rusi: Nxënësit do testohen për drogë në shkolla



Shefi i departamentit kundër narkotikëve në Moskë tha se adoleshentët rusë do të testohen për drogë gjatë ekzaminimeve të rregullta mjekësore nëpër shkollat e tyre.

Viktor Ivanov tha se testi i drogës "do të jetë vetëm edhe një analizë më tepër" se ato të zakonshmet, ndërsa rezultatet pastaj do t'u jepen prindërve.

Muajin e kaluar, testimin e detyrueshëm e propozoi presidenti Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG