Ndërlidhjet

Romë: Berluskoni mbetet pa imunitet



Gjykata Kushtetuese e Italisë e ka anuluar ligjin, i cili mbron kryeministrin Silvio Berluskoni dhe zyrtarët tjerë të larë nga përndjekja gjatë kohës sa janë në detyrë.

Ligji, i cili u miratua vitin e kaluar pak kohë pasi Berluskoni erdhi në pushtet, ishte mburojë për bartësit e funksioneve më të larta politike: për kryeministrin, presidentin dhe kryetarët e dy dhomave të parlamentit, që të mos ndiqen nga drejtësia për sa të jenë në detyrë.

Berluskoni tash mund të përballet me veprime legale lidhur me akuzat për rryshfet.

Zëdhënësi i Berluskonit tha se abrogimi i ligjit është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG