Ndërlidhjet

logo-print

NATO kërkon ndihmën e Rusisë në Afganistan



NATO-ja i ka bërë thirrje Rusisë që ta zgjërojë rolin e saj në Afganistan, me pajisjen dhe trainimin e forcave afgane të sigurisë që i luftojnë talibanët.

Sekretari i përgjithshëm, Anders Fog Rasmussen tha se Afganistani është njëra nga fushat ku aleanca i ndan interesat me Rusinë, dhe se është në interes të Rusisë që të bëjë më tepër.

Rasmussen gjithashtu ua ripërsëriti thirrjet aleatëve evropianë të NATO-s që t’i përmbushin zotimet në Afganistan, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e konsiderojnë rritjen e numrit të trupave atje.
XS
SM
MD
LG