Ndërlidhjet

Kabul: 12 të vrarë dhe 80 të plagosur



Të paktën 12 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti në afërsi të ambasadës së Indisë në Kabul.

Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai tha se shpërthimi i mëngjesit të sotëm ka qenë sulm vetëvrasës, dhe se shumica e viktimave ishin civilë.

Në korrik, ambasada e Indisë ishte skenë e sulmit më vdekjeprurës në kryeqytetin afgan në tetë vitet e luftës, kur një sulmues vetëvrasës taliban e hodhi në erë automjetin duke vrarë 58 njerëz, përfshirë dy diplomatë të Indisë, dhe plagosi 140 të tjerë.
XS
SM
MD
LG