Ndërlidhjet

Moldavi: Vazhdon përplasja liberalët - komunistët


Parlamenti i Moldavisë do të votoj për ta zgjedhur presidentin e ri më 23 të këtij muaji. Megjithatë, ende është e paqartë se ky votim a do ta mbyllë krizën politike në këtë vend.

Parlamenti i Moldavisë është i ndarë në dy grupe: komunistët dhe liberalët.

Altualisht katër parti të koalicionit të liberalëve e udhëheqin qeverinë e Moldavisë, por duket se këto parti nuk e kanë numrin e mjafuteshëm të votave për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili do ta zëvendësoj komunistin Vlladimir Voronjin.

Për zgjedhjen e presidentit duhen 61 vota në Parlamentin me 101 anëtarë.

Nëse edhe më 23 tetor, Parlamenti dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë duhet të mbahen zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG