Ndërlidhjet

Kabul: 17 të vrarë nga sulmi me makinë bombë


17 vetë janë vrarë dhe më tepër se 70 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë, afër Ambasadës së Indisë në Kabul.

Ministria e brendshme e Afganistanit njoftoi se ky sulm, që u bë mëngjesin e sotëm, ishte sulm vetëvrasës dhe janë vrarë 15 civilë dhe dy policë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, të cilët theksuan se Ambasada ishte në shënjestër të sulmit.

Autoritetet e Indisë kanë njoftuar se i gjithë personeli i Ambasadës është i sigurtë.
XS
SM
MD
LG