Ndërlidhjet

logo-print
Disa armenë kanë hyrë në grevë urie për të kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes midis Armenisë dhe Turqisë. Marrëveshja, e paralajmëruar të nënshkruhet më 10 tetor, synon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Jerevanit dhe Ankarasë zyrtare, si dhe hapjen e kufirit mes këtyre dy vendeve, për t’i dhënë fund bllokadës 16-vjeçare.

Të mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme armene, grevistët këndojnë këngë patriotike për betejat kundër Turqisë.

Në mesin e tyre është edhe Nashan Aieman, i cili mendon se përpjekjet e presidentit të vendit, Serzh Sarkisian, që të fitojë përkrahje për rivendosjen e marrëdhënieve miqësore, nuk do t’i bindin kurrë armenët që t’i harrojnë krimet e kryera nga Mbretëria Otomane.

“Ai po tenton të bindë çdonjërin që gjithçka është në rregull. Por, ne i njohim turqit për 800 vjetët e kaluar. Ne e dimë se kush janë ata".

"Paqja është një gjë e mirë. Por, me kë po bëjmë paqe ne? Me kriminelët që vranë paraardhësit tanë?”, shprehet Aieman, pikërisht në kohën kur presidenti Sarkisian po bënte një turne katërditor, me qëllim që t’i bindte 5.7 milionë armenët etnikë jashtë vendit, për t’i dhënë mbështetje vendosjes së marrëdhënieve me Turqinë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme armene dhe asaj turke, në Cyrih të Zvicrës.

XS
SM
MD
LG