Ndërlidhjet

Izrael: Nuk mund të arrihet paqja me palestinezët


Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, tha sot se nuk ka gjasë për arritjen e shpejtë të marrëveshjes finale paqësore me palestinezët.

Duke folur në radion izraelite, zoti Liberman tha se “çdokush që thotë se brenda disa viteve një marrëveshje mund të arrihet, thjeshtë nuk e kupton situatën dhe përhapë iluzione”.

Sipas tij, “kjo përfundimisht çon në pakënaqësi dhe një konfrontim të përgjithshëm këtu”.

Ministri Liberman sugjeroi se izraelitët dhe palestinezët duhet ta krijojnë një aranzhim të përkohshëm për sigurimin e stabilitetit, ndërsa çështjet më të ndjeshme ndërmjet të dy palëve të zgjidhen në “një shkallë shumë më të mëvonshme”.

Nga ana tjetër, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, tha sot, pas takimit me presidentin izraelit, Shimon Peres, në Jerusalem, se “po vazhdojnë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të rifillimit të bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve”.

Presidenti Peres tha se “është koha që të këvizet përpara”.

XS
SM
MD
LG