Ndërlidhjet

logo-print

Konuzin: Serbisë të mos i imponohen vendime për Kosovën


Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, tha sot se “në shekullin e 21-të askush nuk ka të drejtë që Serbisë t’i imponoj vendime dhe zgjidhje që janë në kundërshtim me vullnetin e autoriteteve dhe shtetit serb”.

I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, ai tha se “Rusia fuqishëm e mbështet qëndrimin e qeverisë së Serbisë, që do të thotë se nuk e mbështetë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje”.

“Zgjedhjet po realizohen në të ashtuquajturën Kosovë të pavarur dhe në bazë të së ashtuquajturës Kushtetutë të Kosovës”, tha ambasadori rus.

Sipas tij, për Rusinë nuk ekziston as Kosova e pavarur e as Kushtetuta e saj.

Ambasadori Konuzin i ka ftuar serbët e Kosovës, që ta respektojnë Kushtetutën e Serbisë.

Këto komente ai i bëri në Zveçan, afër Mitrovicës, ku mori pjesë në një tubim.



]

XS
SM
MD
LG