Ndërlidhjet

Gibs: Kërcënim më i vogël nga talibanët se nga al-Kaida


Shtëpia e Bardhë tha se talibanët në Afganistan paraqesin më pak kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, se sa rrjeti terrorist al-Kaida.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se ekziston “diferencë e qartë” ndërmjet talibanëve dhe al-Kaidës.

- Ata nuk janë tip i njejtë i grupit. Al-Kaida është lëvizje globale transnacionale xhihadiste, që ka ndërmarrë sulme në tokën e Shteteve të Bashkuara. Pastaj ka sulmuar aleatët tanë, vazhdon të planifikoj dhe ka qëllim që këtë ta bëjë përsëri. Disa nga talibanët kanë agjenda të ngjashme, që i kanë ndihmuar al-Kaidës, që të ketë strehim të sigurtë. Por ekziston një numër i rëndësishëm i anëtarëve të talibanëve, që janë liderë luftarak, që kanë agjenda krejtësisht të ndryshme, tha Robert Gibs, mbrëmë në Uashington.
XS
SM
MD
LG