Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: BE, SHBA ndihmojnë në uljen e tensioneve


Diplomatët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara pritet që sot të takohen me politikanë nga Bosnjë Hercegovina, për përpjekje për të ndihmuar në uljen e tensioneve politike, në mënyrë që ky vend, i ndarë etnikisht, të mund të lëvizë kah reformat dhe anëtarësimi eventual në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Karld Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë, vend ky që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së dhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Xhim Stejnberg, pritet të takohen me liderët myslimanë, serbë dhe kroatë të Bosnjës, në një bazë paqeruajtëse ushtarake të BE-së, afër Sarajevës.
XS
SM
MD
LG