Ndërlidhjet

OKB: Zgjatet mandati i NATO-s në Afganistan


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për zgjatjen e mandatit të forcës së udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan edhe për një vit.

Rezoluta e miratuar nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kërkon që NATO-ja t’i vazhdoj përpjekjet për përmirësimin e kapaciteteve të forcave të sigurisë së Afganistanit, në mënyrë që ato të mund të kujdesen për mbrojtjen e këtij vendi.

Në rezolutë theksohet edhe rëndësia e mbrojtjes së civilëve dhe reduktimit të viktimave civile.
XS
SM
MD
LG