Ndërlidhjet

logo-print

Filipine: Nga rrëshqitjet e dheut – 160 të vrarë


Së paku 160 vetë kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut gjatë natës në pjesën veriore të Filipineve.

Kështu numri i njerëzve, që e humbën jetën nga vërshimet dhe shembjet e dheut në këtë vend, gjatë një jave, arriti në 400.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se vërshimet më të mëdha në Filipine në 40 vitet e fundit, ishin shkaktuar nga tajfuni Parma, që goditi të shtunën e kaluar.
XS
SM
MD
LG