Ndërlidhjet

Nobeli për Obaman s’kalon pa kritika



Çmimi Nobel për paqe që iu dha presidentit amerikan Barak Obama nuk ka kaluar pa kritika. Kritikët kanë thënë se Obama nuk ka arritur shumë në nivel botëror në këto 10 muaj të presidencës.

Federata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut e uroi Obaman, por theksoi se aktivisti çeçen i të drejtave të njeriut do të ishte zgjidhje më e merituar.
Ish presidenti polak, Les Valesa, fitues i këtij çmimi më herët, tha se është ende shpejt që Obama të merrte çmimin pasi “deri tani nuk ka dhënë ndonjë kontribut”.

Lëvizja palestineze Hamas theksoi se çmimi në rastin më të mirë ishte “i parakohshëm”. Vendimi është dënuar nga talibanët, zëdhënësi i të cilëve ka thënë se Obama “nuk ka marrë asnjë hap të vetëm drejt paqes në Afganistan”.
XS
SM
MD
LG