Ndërlidhjet

Turqi-Armeni, vendosen raportet diplomatike



Turqia dhe Armenia nënshkruajnë gjatë ditës protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dokumenti do të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm të dy vendeve gjatë një ceremonie në Cyrih të Zvicrës.

Tensionet mes dy shteteve e kanë zanafillën në atë që Armenia e quan gjenocidi osman ndaj armenëve, ku gjatë Luftës së parë Botërore janë vrarë mbi një milionë armenë. Ankaraja hedh poshtë idenë se bëhet fjalë për gjenocid.

Protokolli i sotëm parasheh dhe ngritjen e një komisioni që do të hetojë ngjarje të Luftës së Parë Botërore.
XS
SM
MD
LG