Ndërlidhjet

logo-print

Polonia miraton Traktatin e Lisbonës



Presidenti polak Les Kazçinski ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës, duke bërë Poloninë vendin e 26-të të BE-së që e miraton dokumentin. Presidenti polak me rastin e nënshkrimit të Traktatit theksoi se “kjo është dita kur ramë dakord për një eksperiment të madh”. Presidentët e Polonisë dhe Çekisë kanë kundërshtuar traktatin.

Aktualisht Republika e Çekisë është vendi i vetëm që nuk e ka miratuar Traktatin e Lisbonës.

Traktati i hap rrugën reformave të thella institucionale të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG