Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët marrin pengje



Militantët kanë marrë pengje një numër trupash në një nga qendrat e ushtrisë pakistaneze në rrethinat e Islamabadit.

Burimet ushtarake njoftojnë për 10 të vdekur gjatë luftimeve mes militantëve dhe trupave ushtarake, nga të cilët gjashtë ushtarë e katër sulmues.
Përleshja filloi kur një automjet me militantë sulmoi me armatim të rëndë një pikë kontrolli të ushtrisë.

Përleshjet e sotme vijnë pas sulmit të djeshëm në Peshauar ku humbën jetën 50 njerëz e u plagosën mbi 100 të tjerë. Prej muajsh Pakistani është i përfshirë në një betejë të ashpër kundër militantëve dhe bazave të Al Kaidës përgjatë kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG