Ndërlidhjet

Azerbajxhani kundër marrëveshjes Turqi/Armeni


Azerbajxhani ka dënuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Armenisë dhe Turqisë dhe ka sinjalizuar destabilizimin e mundshëm të jugut të Kaukazit.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë, para tërheqjes së forcave armene nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, është në kundërshtim me interesat e Azerbajxhanit dhe vë dyshime në marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Konflikti në Nagorni Karabah, rajon në Azerbajxhan, ku jetojnë armenët, ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet Jermenisë me Turqinë dhe Azerbajxhanin.

Pas luftës që zgjati nga 1988 deri në vitin 1994, Armenia vendosi kontrrollin në Nagorni Karabah.
XS
SM
MD
LG