Ndërlidhjet

Dodik: Nuk besoj në ekzistencën e Bosnjës si shtet


“Bosnja dhe Hercegovian është shtet i paqëndrueshëm dhe Republika Serbe nuk është e interesuar për ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi”, ka deklaruar për mediat e Beogradit, kryeministri i Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Këto komente janë bërë vetëm një ditë pas takimit të politikanëve të Bosnjës me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kushtuar krizës më të thellë në Bosnjë.

“Bosnja ka legjitimitet ndërkombëtar, por problemi qëndron në faktin që kurrë nuk ka arritur të realizojë legjitimitet të brendshëm”, ka thënë Milorad Dodik dhe ka shtuar se “bashkësia ndërkombëtare, gjatë shumë viteve, ka bërë koncesione për boshnjakët, por ishte e padrejtë ndaj serbëve”.

Milorad Dodik ka bërë të ditur se nuk beson në ekzistencën e Bosnjës si shtet.
XS
SM
MD
LG