Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Bota nuk do të presë pafundësisht Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka deklaruar në Londër se bota “nuk do të presë pafundësisht” që Irani t'i përmbushë obligimet ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk do të presë pafundësisht që Irani të dëshmojë se është i gatshëm t'i respektojë obligimet ndërkombëtare”, tha Hilari Klinton, pas takimit me shefin e diplomacisë britanike, Dejvid Miliband.

Hilari Klinton ka vënë në pah se takimi i paradokohshëm i përfaqësuesve të Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha në Gjenevë, gjatë të cilit u përtërinë bisedimet për programin bërthamor iranian, paraqet “fillim konstruktiv”, por tash duhen aksionet.

“Fjalët nuk mjaftojnë”, ka konkluduar Hilari Klinton.
XS
SM
MD
LG