Ndërlidhjet

Meta: "Rama përdor PS për interesa personale"


Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, se po përdor partinë për interesa personale.

Duke komentuar protestën opozitare që është mbajtur mbrëmë, Meta e cilësoi atë si shprehje të papërgjegjshmërisë dhe që dëmton interesat kombëtare të vendit, siç është integrimi evropian.

Meta foli për pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në miting, që, sipas tij, është shprehje e refuzimit ndaj politikës së bojkotit të institucioneve.
XS
SM
MD
LG