Ndërlidhjet

logo-print

Jushqenko: Simbolet komuniste te mbeturinat e historisë


Kryetari i Ukrainës, Viktor Jushqenko, ka deklaruar, në inaugurimin e muzeut kushtuar viktimave të policisë së fshehtë të ish-Bashkimit Sovjetik, se simbolet komuniste duhet “hedhur te mbeturinat e historisë”.

“Monumentet për nder të liderëve komunistë, që kanë poshtëruar, urryer dhe vrarë kombin tonë, edhe më tej gjenden në qytetet dhe fshatrat tona”, ka thënë Jushqenko dhe ka shtuar se “është koha që Ukraina të lirohet nga simbolet sataniste dhe që simbolet komuniste të dërgohen në deponitë e historisë”.

Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për disa ngjarje historike, siç është uria e madhe që e shkaktoi Stalini në vitet 1932-1933 dhe që Jushqenko kërkon të njihet si gjenocid, sepse 4 deri 10 milionë ukrainas vdiqën nga uria.

Moska konsideron se uria kishte përfshirë gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe se Ukraina nuk ishte viktimë e veçantë.
XS
SM
MD
LG