Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Marshim i homoseksualëve



Mijëra aktivistë të të drejtave të homoseksualëve kanë marshuar në Uashington, një ditë pas deklaratave të presidentit amerikan se do të heqë kufizimet për shërbimin ushtarak të homoseksualëve.

Deri tani në ushtrinë amerikane homoseksualët nuk duhet ta fshihnin orientimin e tyre, bazuar në politikën e njohur si “mos pyet, mos trego”.

Obama deklaroi fundin e kësaj politike, por pa dhënë afate kohore se kur do të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG