Ndërlidhjet

Klinton viziton Irlandën e Veriut



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton takohet gjatë ditës me udhëheqësit e Irlandës së Veriut. Vizita e Klintonit synon të mbështesë kompletimin e procesit të paqes. Klinton do të mbajë një fjalim në kuvendin e Irlandës së Veriut, duke qenë zyrtarja më e lartë që flet para këtij institucioni.

Marrëveshja e paqes çoi në krijimin e një qeverie me bazë të gjerë dy vjetë më parë. Mosmarrëveshjet politike kërcënojnë vazhdimësinë e kësaj qeverisje që i dha fund konfliktit prej disa dekadash.
XS
SM
MD
LG