Ndërlidhjet

logo-print

Amerikanë fituan Çmimin Nobel për Ekonomi



Çmimi Nobel për Ekonomi iu nda dy amerikanëve, Elinor Ostrom dhe Oliver Uilliamson.

Ostrom është gruaja e parë që fitoi këtë çmim për ekonomi që nga krijimi i tij 40 rreth vjet më parë.

“Reagimi im i parë ishte habia dhe vlerësimi i madh.

Ka shumë, shumë njerëz që janë përpjekur së tepërmi, andaj zgjedhja ime për këtë çmim është një nder i madh për mua”, tha Ostrom.

Komiteti Suedez e vlerësoi zonjën Ostrom për shkak se tregoi se prona e përbashkët mund të menaxhohet me sukses nga grupe, të cilat e shfrytëzojnë atë.
Komiteti tha se Uilliamson e zhvilloi një teori ku firmat e biznesit shërbejnë si struktura për zgjidhje të konflikteve.

Çmimi Nobel në ekonomi është i fundit në serinë e çmimeve Nobel për këtë vit.
XS
SM
MD
LG