Ndërlidhjet

Medvedev: Dialogu ruso - shqiptar, faktor stabiliteti në Ballkan


Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka deklaruar se dialogu ruso – shqiptar është një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan.
“Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona dhe qasjet pragmatiste”, ka thënë Medvedev.
Këto komente presidenti i Rusisë i ka bërë në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë.
“Dialogun ruso – shqiptar e konsiderojmë si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev.
XS
SM
MD
LG