Britania i ka urdhëruar kompanive të saj që t’i ndalin të gjitha aktivitetet me fdy firma të Iranit, nisur nga shqetësimet se ato e ndihmojnë Republikën Islamike që të zhvillojë armë bërthamore.
Vendimi prek një bankë iraniane dhe një kompani të transportit detar, të cilat më parë janë përballur me sanksione nga ana e SHBA-ve.
Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se fshehurazi po zhvillon armë bërthamore, gjë që Teherani e mohon.