Ndërlidhjet

Politizimi i medieve me marketing


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të ndalojë menjëherë reklamimin e, siç thuhet, pabalancuar, i cili, sipas KIPRED-it, sponsorizon disa gazeta, ndërsa i diskriminon disa të tjera.


Politizimi i medieve të shkruara në Kosovë është një nga faktorët që ndikon në shitjen e ulët të gazetave në Kosovë. Ky është njëri nga konkludimet që dalin nga raporti i fundit i publikuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), i cili trajton lexueshmërinë dhe politizimin e medies së shkruar në Kosovë.

Hulumtimet për këtë raport, sipas përfaqësuesve të KIPRED-it, janë zhvilluar nga 15 korriku deri më 15 gusht të këtij viti, kanë përfshirë 8 gazetat e përditshme kosovare dhe janë përqendruar në llojet e shkrimeve në ballinat e gazetave, sasinë e reklamave të tyre dhe lidhshmërinë ndërmjet marketingut dhe politikës.

Drejtori për hulumtime specifike në KIPRED, Krenar Gashi, thotë se fakti që Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë punëdhënësi më i madh në vend dhe njëherësh kontraktuesi më i madh komercial në Kosovë, ndikon në mediet e shkruara.

“Meqë gazetat janë të varura nga të hyrat e marketingut, kjo e vë Qeverinë e Kosovës në pozitë të favorshme për të bërë trysni te mediet e shkruara”, thotë Gashi, për të shtuar se vërehet një anim politik i partive në pushtet në dërgimin e reklamave institucionale te gazetat e caktuara.
Ajo që kemi vërejtur gjatë hulumtimit, ka qenë një reklamim jo i balancuar dhe joproporcional i reklamave që paguhen nga buxheti i Kosovës, e që botohen në të përditshmet kosovare.

“Ajo që kemi vërejtur gjatë hulumtimit, ka qenë një reklamim jo i balancuar dhe joproporcional i reklamave që paguhen nga buxheti i Kosovës, e që botohen në të përditshmet kosovare”.

“Më pas, kur kemi analizuar se cilat gazeta përfitojnë më së shumti prej cilave parti politike, kemi vërejtur që këto gazeta kanë tendenca që t’i promovojnë këto parti politike ose të bëjnë të kundërtën, do të thotë, t’i sulmojnë partitë e tyre politike rivale”,
thotë Krenar Gashi.

Për këtë, ai jep një shembull konkret:

“Shembull i kemi komunat, të cilat udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës - 60% të reklamave të tyre i dërgojnë në ‘Infopress’. Nëse shikohet përmbajtja editoriale e gazetës ‘Infopress’, gjatë një muaji, ata kanë pasur 7 storie, të cilat kanë qenë totalisht politike, të botuara në ballinë, e që kanë qenë storie për promovimin e Partisë Demokratike të Kosovës”.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Këshillit të Medieve të Shkruara në Kosovë, Nehat Islami, në gazetat e përditshme të vendit vërehet dhe një anim partiak. Kjo gjë, siç thotë ai, është në kundërshtim me etikën gazetareske.

Është e natyrshme që gazetat private të kenë politikën e tyre redaktuese dhe të anojnë kah njëra ose tjetra parti. Mirëpo, edhe në atë anim duhet të respektohet kodi, duhet të respektohet etika. Ti duhet t’ia japësh fjalën një personi, nëse ai do të jetë i atakuar nga dikush tjetër”, deklaron Islami.

Përveç politizimit të medies së shkruar në Kosovë, sipas përfaqësuesve të KIPRED-it, një tjetër rol që ndikon në lexueshmërinë e ulët të të përditshmeve kosovare luan dhe përmbajtja e këtyre gazetave.

Gashi thotë se krahasuar me vendet e rajonit, si Mali i Zi apo Shqipëria, Kosova është në vendin e dytë, pas Shqipërisë, me një nivel të lexueshmërisë së ulët.

“52 për qind e storieve të botuara në këto gazeta kanë qenë tema të trajtuara, tema që kanë pasur një element shtesë ose analitik, ose një burim informate, lidhur me një ngjarje që ka ndodhur në ditën e kaluar. Vetëm 6% e storieve kanë qenë storie ekskluzive dhe 42% kanë qenë ngjarje dite”, shpjegon Gashi.
XS
SM
MD
LG