Ndërlidhjet

Netanjahu: Nuk lejojmë gjykime për krime lufte



Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai kurrë nuk do të lejojë që asnjë nga udhëheqësit apo ushtarët e vendit të gjykohen për krime të luftës.
Netanjahu i bëri këto komente gjatë fjalimit të hapjes së sesionit dimëror të parlamentit izraelit.

Ai e hapi fjalimin me një tiradë të ashpër kundër raportit të fundit të OKB-së, i cili e akuzon Izraelin për krime lufte gjatë luftës së vitit të kaluar kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Netanjahu tha se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet dhe se vendi “asnjëherë nuk do të dakordohet” me situatën, ku do të gjykoheshin udhëheqësit e luftës apo trupat që morën pjesë në operacionet.
XS
SM
MD
LG