Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 7 militantë dhe 3 policë në Ingusheti



Shtatë militantë dhe tre oficerë të policisë janë vrarë sot në përleshjet gjatë një operacioni anti terrorist në Ingusheti, rajon i trazuar në Kaukazin rus.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se operacioni, ku forcat e sigurisë u përballën me afro 30 militantë, ka ndodhur në afërsi të kufirit me Çeçeninë.

Presidenti pro-moskovit i Çeçenisë, Ramzan Kadirov ka thënë se në operacion kanë marrë pjesë edhe policia çeçene.

Në Ingusheti, rajon i banuar kryesisht me myslimanë, ka pasur përplasje të shpeshta ndërmjet militantëve islamistë dhe forcave qeveritare, si dhe atentate të zyrtarëve të lartë.
XS
SM
MD
LG