Ndërlidhjet

logo-print

Gorbaçov: Pengova Luftën e Tretë Botërore



Me vendimin që të mos ndërhyhet në proceset demokratike në Evropën Lindore, Moska në vitin 1989 e ka shmangur Luftën e Tretë Botërore, ka deklaruar Mihail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik.

Gorbaçov i ka thënë gazetës franceze “Le Figaro” se ai aspak nuk ka hezituar që t’i kthejë liritë fetare dhe demokratike në vend, dhe ka shtuar se rënia e Murit të Berlinit ishte rezultat i një procesi të gjatë, të cilit i paraprinë ndryshimet e mëdha në BRSS, në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe marrëdhëniet më të mira me Perëndimin, veçanërisht me SHBA-të.

Në një takim me udhëheqësit e Paktit të Varshavës në vitin 1985, Gorbaçov u ka thënë atyre se secili është përgjegjës për politikën në vendin e tij.

“Pra, u premtova se ne nuk do të intervenojmë dhe këtë kurrë nuk e bëmë. Po ta kishim bërë, me siguri nuk do të isha këtu me ju...”, ka thënë Gorbaçov.
XS
SM
MD
LG