Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: H. Klinton takohet me Medvedevin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot në Moskë pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Rusisë.

Raportohet se në takimet me presidentin rus, Dmitri Medvedev dhe me minsitrin e jashtëm, Sergei Lavrov, zonja Klinton do të kërkoj nga ata një “formë të presionit specifik” kundër Iranit, nëse ky vend dështon të provoj se programi i tij bërthamor është paqësor.

Tema të tjera në agjendë janë edhe Afganistani, mbrojtja raketore dhe Koreja Veriore.

Gjatë qëndrimit në në Rusi, sekretarja amerikane e shtetiti, do ta vizitoj edhe qytetin Kazan, që kryesisht është i banuar me popullatë myslimane.
XS
SM
MD
LG