Ndërlidhjet

Kina, Rusia nënshkruan marrëveshje 3.5 mrd $


Rusia dhe Kina sot kanë nënshkruar disa marrëveshje në vlerë prej 3.5 miliarda dollarë, por ende po punojnë në marrëveshjen për energji.

Këto dokumente u nënshkruan nga biznesmenët kinezë dhe rusë, gjatë qëndrimit të kryeministrit të Rusisë, Vlladimir Putin, në Pekin.

Zëvendës kryeminsitri rus, Aleksandar Zhukov, u tha reporterëve se marëveshjet përfshijnë edhe dy kredi, secila në vlerë prej 500 milionë dollarësh, nga Kina për bankat e Rusisë.

Megjithatë, Zhukov, tha se ende nuk është arritur marrëveshja e pritur për gaz.
XS
SM
MD
LG